Kombëtarja shqiptare i ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e dytë të nëntorit dhe të fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës në stadiumin “Air Albania”.
Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjen ndaj Ukrainës.
Atmosfera në ekip është pozitive dhe kuqezinjtë ndihen shumë të motivuar për të përmbushur objektivin dhe për të dhënë maksimumin para tifozëve që do të jenë në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja Shqipëri – Ukrainë luhet sonte në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.



