Kombëtarja e Shqipërisë ka zhgënjyer totalisht të martën, teksa në mitikun e “Air Albania” janë mundur me rezultatin e ngushtë, 2-1, nga Ukraina, në përballjen e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve të Nations League.
Pak minuta pas përfundimit të sfidës, tekniku i Kombëtares, Sylvinho ka bërë një koment të shkurtër për mediat, nga ku e pranoi haptazi se ekipi ka gabuar shumë në ndeshjen e sotme ndaj Ukrainës, duke pësuar dy gola të shpejtë.
“Pse humbëm? Se kemi bërë keq 15 minuta. Pësuam në minutën e katërt dhe të nëntë. Paguam një çmim të lartë, ky është një nivel shumë i lartë. Ne, një vit më parë kemi marrë vendin e parë në kualifikueset e Evropianit, kemi bërë të gjithë mirë. Sot kemi marrë vendin e katërt për diferencë golavarazhi. Është grup i ekuilibruar. Nuk kemi bërë mirë, as unë e as lojtarët. Ne jemi një. Nëse është mirë, është mirë, nëse jo, nuk është mirë për të gjithë”, është shprehur trajneri i Kombëtares shqiptare.



