Ismajli me vlerësim interesant për ndeshjen me Ukrainën
I

Ismajli me vlerësim interesant për ndeshjen me Ukrainën

Kapiteni i Shqipërisë, në duelin ndaj Ukrainës, Ardian Ismajli, analizoi ndeshjen, të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultat 1-2.

“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto tri vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara”, ka thënë Ismajli..

TË FUNDIT