Hoeness bën dallimin radikal në mes trajnerëve Tuchel e Kompany
H

Hoeness bën dallimin radikal në mes trajnerëve Tuchel e Kompany

Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, ishte i ftuar në një forum të organizuar nga gazeta “Finanz und Wirtschaft” në Ruschlikon, pranë Cyrihut. Deklaratat e tij, të cilat “Bild” i quajti “arrogante”, tërhoqën shumë vëmendje.

“Ajo që mund të premtoj është fitorja e kampionatit gjerman. Jemi në një pozicion të mrekullueshëm tani. Jemi liderë dhe konkurrentët tanë të vetëm të vërtetë, Bayer Leverkusen dhe Leipzig, janë shumë prapa nesh.”

Hoeness lavdëroi Vincent Kompany, duke e krahasuar punën e tij me atë të ish-trajnerit të Bayern-it, Thomas Tuchel.

“Dallimi mes tyre është si dita me natën. Vincent është komunikues dhe kujdeset për lojtarët e tij. Nuk e dinim këtë më parë, prandaj telefonuam Pep Guardiolën për këshilla. Ai na tha thjesht që mund ta merrnim pa asnjë dyshim”, ka thënë Hoeness.

TË FUNDIT