Messi tregon çfarë po i mungon
M

Messi tregon çfarë po i mungon

Lionel Messi ka folur me shumë admirim për Barcelonën në intervistën e tij të fundit.

Ylli argjentinas tashmë po bën karrierë në ShBA me Inter Miamin, por Barcelona mbetet pjesa më e bukur për të.

Aty ai u formësua si lojtar dhe fitoi krejt çka mund të fitohet si me ekip, ashtu edhe individualisht.

Duke folur për periudhën e tij në Kataluni, tetë herë fituesi i Topit të Artë foli me shumë admirim.

“Fëmijët e mi kanë lindur atje. Kam kaluar gjithë jetën time duke jetuar atje. Ndihem sikur i përkas Barcelonës. Unë dhe familja ime gjithmonë mendojmë për mundësinë që një ditë të kthehemi për të jetuar atje. Fëmijët e mi, gruaja ime dhe unë e kemi shumë mall jetën tonë atje. Na mungojnë miqtë tanë”, u shpreh Messi.

TË FUNDIT