Pep Guardiola e ka pranuar se problemet e Manchester Cityt janë të dukshme.
Tottenham mposhti Cityn 4-0 në “Etihad Stadium”, me James Medisson, i cili shënoi një dygolësh, rezultat që u kthye në një asistim për Liverpulin në garën për titull.
Kjo është forma më e dobët në karrierën e Guardiolës dhe humbja më e thellë e Cityt në shtëpi në 21 vjet. Gjithashtu, ajo i dha fund rekordit të tyre prej 52 ndeshjeve pa humbje në “Etihad”.
Disfata e tyre e fundit në shtëpi në Premier Ligë ishte kundër Brentfordit në nëntor 2022.
“Në tetë vjet ne nuk kemi jetuar kurrë një situatë të tillë”, tha Guardiola.
“Tani duhet ta jetojmë dhe ta thyejmë atë duke fituar ndeshjet e radhës, veçanërisht atë të radhës. Tani ne i shohim gjërat në një mënyrë, ndoshta pas disa javësh do t’i shohim ndryshe. Jemi pak të brishtë, kjo është e qartë. Kemi vuajtur që të shënojmë dhe më pastaj ka pak negativitet në mendimet tona. Kishte disa arsye që nuk jemi në gjendje të kemi vazhdimësi. Tani ekuilibri nuk është në momentin e duhur. Por ndodhi”.

“Duhet ta bëjmë, të flasim dhe të martën kundër Feynoordit (në Champions) të kemi shansin të provojmë. Shpresoj që lojtarët të më ndjekin”.
I pyetur nëse gara për titullin do të ketë përfunduar nëse Liverpooli do të fitojë edhe përballjen direkte në “Anfield” këtë fundjavë, Pep u përgjigj: “Po. Nëse Liverpool fiton, po”.



