Asllani në formacionin e javës
A

Asllani në formacionin e javës

Kristjan Asllani shkëlqeu në fitoren e Interit ndaj Hellas Verona. Mesfushori shqiptar shërbeu me asistim në një prej golave në triumfin 5-0, duke fituar simpatinë e trajnerit, Simone Inzaghi, por edhe mediave italiane.

Përveçse asistimit dhe shumë pasimeve me vizion dhe me vertikalitet, Asllani mori dhe një super vlerësim. Mesfushori i Kombëtares shqiptare për paraqitjen u vlerësua me notën 8, duke u përfshirë dhe në formacionin ideal të ndërtuar nga “WhoScored”.

22-vjeçari gjendet krah emrave më të rëndësishëm të futbollit italian, në një formacion që dominohet totalisht nga lojtarë të Interit. 22-vjeçari ka zhvilluar 8 ndeshje me Interin në të gjithë garat, ku edhe ka asistuar, pikërisht në fitoren ndaj Veronës.

 

TË FUNDIT