Xhaka nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës  
X

Xhaka nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës  

Mesfushori Granit Xhaka u kritikua nga mediumet e Zvicrës se nuk dha maksimumin në ndeshjet që Zvicra i zhvilloi ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024. Zvicra dhe Kosova do të kenë tjera përballje në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Por Xhaka nuk preferon të paraqitet në këto dy ndeshje ndaj Kosovës.

Kapiteni Xhaka jep arsyet pse ka preferuar të mos paraqitet ndaj “Dardanëve”.

“Me të vërtetë nuk e doja këtë short”, thotë Xhaka në intervistën për gazetën zvicerane “Blick” të premten.

Por, ai e ka pranuar situatën ashtu siç është. Thotë se me moshën dhe karrierën që e ka bërë deri tani, mund të përballet edhe me situata të pazakonta.

“Jam profesionist mjaftueshëm që ta jap më të mirën për 90 minuta”.

Ai tani i kontrollon emocionet më mirë se që ka bërë kur ishte i ri. Sporti dhe përkushtimi te Përfaqësuesja e Zvicrës janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.

“E kam zgjedhur Zvicrën dhe nuk i bie pishman. E mbaj veshur këtë fanellë me krenari të madhe. Ndryshe, nuk do të luaja në 135 ndeshje me përfaqësuesen”, thotë Xhaka, që mban rekordin me më së shumti paraqitje te Zvicra.

 

Zvicra e pret Kosovën më 5 shtator të këtij viti në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Botërorin 2026. Kualifikimet i mbyllin në Prishtinë më 18 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen Kosova – Zvicra.

Në Grupin B kualifikues pas shortit të tërhequr në Cyrih në muajin dhjetor, bashkë me Kosovën e Zvicrën janë edhe

TË FUNDIT