Cleveland befasohet në shtëpi nga Indiana
C

Cleveland befasohet në shtëpi nga Indiana

Skuadra e Cleveland, kryesuese e renditjes në NBA, u mund 93-108 në fushën e saj nga Indiana, një rezultat befasues.

Vendimtarë për skuadrën mysafire ishin basketbollistët që u inkuadruan nga banka e rezervistëve, nga të cilët u shënuan 43 pikë.

Në këtë rast përfitoi Boston, që fitoi në sekondat e fundit 120-119 ndaj New Orleans, ndeshje ku u dallua Tatum me 38 pikë.

Fitore të lehtë korri Denver, që mundi si mysafire Dallasin me shifrat 112-101. Westbrook me 21 pikë e Jokic me 19 u dalluan për mysafirët.

Zhgënjeu sërish Milwaukee, që u mund thellë 140-106 nga New York. Jalen Brunson me 44 pikë ishte protagonistë për vendasit në këtë sfidë.

Oklahoma konfirmohet si skuadra më e mirë në Perëndim, duke fituar 136-105 ndaj Washington, ndeshje ku dyshja Shai-Wiggins realizoi 50 pikë së bashku.

Pas kohës shtesë fitoi Utah Jazz, që mundi 112-111 Brooklyn, ndërsa Phoenix mundi 120- 113 Charlotte falë 30 pikëve të Booker.

Rezultatet:
Dallas – Denver 101-112
New York – Milwaukee 140-106
Chicago – Sacramento 119-124
Boston – New Orleans 120-119
Cleveland – Indiana 93-108
Orlando – Philadelphia 104-99
Washington – Oklahoma 95-136
Utah Jazz – Brooklyn 112-111
Phoenix – Charlotte 120-113

TË FUNDIT