Ferrari në Maranello dizajnon, modifikon, teston dhe ‘sjell në jetë’ një bolid të ri të Formula 1 çdo vit, dhe tani kompania Lego ka krijuar një kopje të përmasave reale.
Është një kopje e bolidit SF-24, të cilën Charles Leclerc dhe Carlos Sainz e kanë vozitur vitin e kaluar. Ekipi Lego përdori deri në 562,000 copëza për të krijuar kopjen.
Kopja është ndërtuar duke përdorur vetëm blloqe me ngjyra dhe përfshin çdo aspekt të dizajnit të vërtetë të bolidit, nga 80 logot e saj deri te detajet aerodinamike të trupit.
Lego krijoi këtë model të madh për të promovuar setin e tyre të ri Ferrari SF-24, transmeton Telegrafi.
Modeli 1:8 doli në shitje më 1 mars në internet dhe në dyqane, me një çmim prej 229,99 dollarë.
Ky është bashkëpunimi i fundit mes Ferrarit dhe Legos, i cili filloi në vitin 1998. Në vitet në vijim, u shfaqën kopje të Daytona SP3, F40, 512 M dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/





