Në tri ditët e fundit janë regjistruar mbi 290 raste të zjarreve në Kosovë, sipas të dhënave nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent të MPB-së.
Profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, e cilëson këtë dukuri si “të kobshme dhe me fatalitet të madh”, duke theksuar se djegia e tokës sjell dëme të mëdha, përfshirë shkatërrimin e mikroorganizmave të rëndësishëm për zbërthimin e materieve organike, njofton Klankosova.tv, përcjell AutoPortali.
“Janë fatkeqësi elementare që mund të shkaktohen edhe nga faktorë natyrorë, por në pjesën dërrmuese të rasteve, fajtor është dora e njeriut”, tha Rusinovci, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ai apeloi që të ndalet kjo praktikë e rrezikshme, duke theksuar se “nuk kemi nevojë për tokë të djegur”, por për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj.
Ndiqni intervisten e plotë. në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.



