Lakers nuk fiton pa yjet James e Doncic
L

Lakers nuk fiton pa yjet James e Doncic

Milwaukee ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Lakers me shifrat 118-89, duke u ngjitur në vendin e pestë në Lindje. Antetokounmpo me 28 pikë ishte lider në fushë për Bucks, ndërkohë që te Lakers u ndje shumë mungesa e James dhe Doncic.

Fitore të vështirë korri në sekondat e fundit Golden State, që mundi Toronton 117-114.

Gjashtë lojtarë të Warriors realizuan mbi 10 pikë (Green me 21 pikë më i miri), duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Barnes për kanadezët.

Rikthehet te suksesi Chicago, që mposhti në udhëtim Sacramenton me rezultat 128-116, ku protagonist ishte Coby White me 35 pikë.

Indiana mundi Brooklyn me 105-99, falë 51 pikëve të dyshes Mathurin-Turner, ndërsa Charlotte triumfoi 115’98 ndaj New York, ku Ball ishte më i dalluari me 25 pikë.

Rezultatet:
Charlotte – New York 115-98
Indiana – Brooklyn 105-99
Golden State – Toronto 117-114
Sacramento – Chicago 116-128
Lakers – Milwaukee 89-118

TË FUNDIT