Shumica e automjeteve moderne ofrojnë mënyra të ndryshme drejtimi për të modifikuar reagimin e motorit dhe parametrat e tjerë.
Në modalitetin e funksionimit ECO, përveç drejtimit ekonomik, është e rëndësishme të kuptoni ndikimin e tij në besueshmërinë dhe sigurinë, në mënyrë që motori juaj dhe siguria juaj të mos rrezikohen, raporton Telegrafi, përcjell AutoPortali.
Le të themi se vetura juaj ka një buton ECO dhe ju ndoshta e keni testuar tashmë për kuriozitet.
Ky akronim ka një lidhje me kursimin e karburantit dhe në të njëjtën kohë mbrojtjen e mjedisit.
Nëse e përdorim në kohën e duhur mund të jetë aleati ynë, por përndryshe mund të funksionojë kundër nesh dhe veturës sonë.
Realiteti është pak më kompleks. Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë?



