Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.
Në aksident sipas pamjeve të siguruara shihen të përfshira pesë vetura, njëra prej tyre e Policisë.
Policia ka konfirmuar për Dukagjinin se pesë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet nga Policia e Kosovës për Rajonin e Prishtinës.



