Rama: Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor “Magji mbi Jon”
R

Rama: Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor “Magji mbi Jon”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga bregdeti i Himarës, duke i ftuar qytetarët të shijojnë festën e çeljes së sezonit turistik në brigjet jugore të Shqipërisë. Në kuadër të saj do të mbahet dhe një festival dyditor i titulluar “Magji mbi Jon”.

“Himara që çel sezonin turistik, më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Në videon e publikuar nga Kryeministri promovohen bukuritë natyrore të Himarës si dhe programi festiv i parashikuar për këtë fundjavë. Mbrëmjen e sotme do të performojë këngëtarja Aurela Gaçe, ndërsa të shtunën në mbrëmje skena do t’i takojë këngëtarit të njohur grek, Kristos Mastoras.

https://www.facebook.com/watch/?v=1032429805499510

Festimet synojnë të promovojnë Himarën si një nga destinacionet më tërheqëse në Rivierën shqiptare./ATSH/

TË FUNDIT