Turistët e huaj shpjegojnë çfarë u pëlqen në Shkodër
T

Turistët e huaj shpjegojnë çfarë u pëlqen në Shkodër

Shkodra, me bukuritë e shumta natyrore dhe historike, është kthyer në destinacion për turistët e huaj dhe vizitorët vendas.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau sot në rrjetet sociale disa nga përshtypjet e turistëve të huaj që kanë vizituar Shkodrën ditët e fundit.

“Shkodra destinacioni i preferuar i turistëve“, shkruan Beci.

Në videon e publikuar nga Beci një grup të rinjsh nga Mali i Zi u shprehën se “Shkodra është një qytet i këndshëm dhe ka shumë vende për të vizituar. Çmimet janë shumë befasuese”.

Një turist nga Australia tha se “kam qenë edhe më parë këtu, më pëlqen vërtet. Kur jam këtu ndihem mirë, liqeni, atmosfera, jam në qytetin më të mirë besoj në Shqipëri”.

Një tjetër turist tha se “është hera e parë që vij dhe është shumë bukur dhe më pëlqen shumë”.

“Vijmë nga Londra, erdhëm dje. Kalaja shumë e bukur, liqeni, Ura e Mesit”, u shpreh një çift turistësh.

Një turist nga Arabia Saudite tha se “e duam këtë vend. Është hera e parë në Shqipëri dhe hera e parë në këtë qytet. Është fantastik, na pëlqen çdo gjë rreth tij”

“Vijmë nga Franca dhe është hera e parë që jemi këtu. Kemi qëndruar dy netë dhe një ditë të plotë dhe nesër do të shkojmë në male. Qyteti është shumë i këndshëm, njerëzit janë mjaft të sjellshëm. Sapo vizituam kalanë, ishte shumë bukur dhe pamja ishte e mrekullueshme”, tha një çift turistësh.

TË FUNDIT