Aksion në Shëngjin, lirohen hapësirat publike në plazh
A

Aksion në Shëngjin, lirohen hapësirat publike në plazh

Me që jemi në prak të nisjes së sezonit turistik në Shëngjin, Bashkia Lezhë ka filluar një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Inspektorët, me mbështetje nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit, kanë verifikuar vendosjen e shezlongëve dhe çadrave jashtë kritereve të përcaktuara, raporton Lezha Press.

Ky aksion ka nisur nga zona e Ranës së Hedhun. Nënkryetari i Bashkisë, Fatjon Zefi, theksoi se do të merren masa të rrepta ndaj shkelësve, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve dhe gjoba për bizneset që nuk respektojnë rregullat, transmeton AutoPortali.

Aksioni do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik, për të garantuar një plazh të pastër dhe të sigurt për vizitorët./AutoPortali

TË FUNDIT