Turistët e huaj preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
T

Turistët e huaj preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

Ditët e para të muajit qershor kanë sjellë dyndje të turistëve nga vende të ndryshme që zgjedhin Shqipërinë si të preferuarën e tyre.

Sipas ekspertëve të turizmit, plazhet, historia, bukuritë natyrore mbeten ndër arsyet kryesore që të huajt e preferojnë vendin tonë, nga jugu në veri, transmeton AutoPortali.

“Normalisht kryefjala është plazhi, por turistët zgjedhin të vizitojnë sajtet kulturore dhe historike. Gjithashtu edhe sportet e aventurës. Durrësi dhe Vlora mbajnë peshën kryesore të mikpritjes së turistëve sa i përket plazhit, ndërsa Berati, Kruja edhe Shkodra mbajnë peshën kryesore të turistëve që preferojnë historinë dhe kulturën. Trend i ri për destiancionet është edhe Dibra dhe Pogradeci për shkak të përmirësimit të infrastrukturës”, tha eksperti i turizmit, Rigers Beqiri.

Por cilët jane 3 shtetet që zënë peshën kryesore të fluksit të vizitorëve të huaj?

“Momentalisht është Italia, Franca dhe Mbreteria e Bashkuar dhe kjo lidhet direkt me fluturimet shumë të lira, të cilat janë me këto tre shtete.”

Sipas KlanTv, Shqipërinë gjatë kësaj periudhe po e vizitojnë grupmosha të ndryshme, për qëllime të ndryshme turistike.

“Grupmoshat e reja preferojnë sportet e aventurës dhe jetën e natës. Grupmoshat e mesme preferojnë plazhin dhe ushqimin e mirë, ndërsa grupmoshat e mëdhaja preferojnë më shumë kulturën dhe historinë.”

Korriku dhe gushti pritet të jenë muajt me fluksin më të lartë të vizitorëve në vendin tonë, referuar kjo dy viteve të fundit. /AutoPortal

TË FUNDIT