Një person është lënduar pas një aksidenti në trafik të hënën në Drenas.
Për këtë rast sipas Policisë, është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti dyshohet se ka qenë duke e drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, shkruan AutoPortali.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident duke goditur veturën tjetër që drejtohej nga viktima femër kosovare. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”



