Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga hapësira memoriale multifunksionale në vendlindjen e At Gjergj Fishtës.
Memoriali i Fishtës, është kjo godina e re kulturore që i shtohet vendlindjes së poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, në Lezhë. Është pjesë e planit ambicioz “Gjurmë Fishtane”, me 12 pika peligrinazhi, të cilat të gjitha do të rrëfejnë për kontributin, ndikimin dhe historinë dhe jetën e eurditit shqiptar.
Kujtojmë që në inaugurimin e këtij institucioni të ri kulturor, nuk mungoi kryeministri Edi Rama, i cili u prit nga banorët lezhjanë.
Vetë kompleksi kushtuar Gjergj Fishtës, do të shërbejë si një qendër kulturore, rekrative që do t’i dedikohet krijuesve, por do të shërbejë edhe si rezidencë artistike letrare.



