Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:45 në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik, ku ka mbetur i vdekur ngasësi i mjetit, përcjell AutoPortali.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli, i cili tha se në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Veseli tha se ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e personit.
“Ju njoftojmë se më datë 11.06.2025, rreth orës 14:15, kemi pranuar informatën për një aksident të rëndë trafiku në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete.
Në lidhje me rastin është njoftuar njësia rajonale e trafikut për procedurat e mëtejme.
Në rrethana ende të pasqarauara , dyshohet se traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar“, ka shtuar Veseli. /AutoPortali/



