Aksident trafiku, përfshihen një traktor dhe një kamion
A

Aksident trafiku, përfshihen një traktor dhe një kamion

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën që të dërgon për tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘’Adem Jashari’’.

Në këtë aksident trafiku janë përfshirë një traktor dhe një kamion.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident trafiku. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë parë edhe forcat policore.

Në fotografinë e dërguar nga një lexues i AutoPortali, shihen kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, të cilat janë shkaktuar si pasojë e aksidentit.

TË FUNDIT