Kjo është vetura elektrike e gjeneratës së 3-të, e aftë të bëjë 375 milje vetëm me një karikim
K

Kjo është vetura elektrike e gjeneratës së 3-të, e aftë të bëjë 375 milje vetëm me një karikim

Një kompani e madhe makinash ka zbuluar detajet e automjetit të saj të ri elektrik të gjeneratës së tretë që do të dalë në shitje këtë vit.

Siç shruan The Sun, gjigandi i makinave po lançon modelin e ri si të parin sipas planit të tij EV36Zero për prodhimin e automjeteve elektrike, transmeton AutoPortali.

Nissan Leaf i ri ofron karakteristika dizajni që shihen zakonisht në të gjitha automjetet elektrike.

Leaf i ri është një SUV crossover tërësisht elektrik i ridizajnuar plotësisht.

Modeli i ri elektrik nga Nissan pritet të ofrojë një autonomi deri në 375 milje me një karikim të vetëm.

Do të ketë ekrane të dyfishta 14.3 inç, doreza të dyerve të sheshta për aerodinamikë më të mirë dhe bateri litium-jon me ftohje të lëngshme.

Bateritë do të furnizohen me energji nga gigafabrika më e re e Britanisë, AESC, e vendosur pranë uzinës së Nissan në Sunderland .

Këtu do të jetë qendra e prodhimit të automjetit, si fabrika e kompanisë në Mbretërinë e Bashkuar me një ekip prej 6,000 personash.

Kjo vjen pasi automjeti i ri elektrik u projektua në qendrën e tyre të kërkimit dhe zhvillimit në Cranfield, Bedfordshire.

Zëvendëspresidenti i Lartë i prodhimit dhe menaxhimit të zinxhirit të furnizimit në Nissan Motor Manufacturing, Alan Johnson, tha: “Me krenari të madhe po zbulojmë gjeneratën e tretë të Leaf tonë elektrik pionier, 12 vjet pasi sollëm prodhimin e automjeteve elektrike dhe baterive në Mbretërinë e Bashkuar.”

“Është një dëshmi e aftësisë së ekipit tonë të klasit botëror që ne mund të sjellim në prodhim masiv një automjet me teknologji dhe dizajn aerodinamik kaq të përparuar.”

Drejtori menaxhues i Nissan GB, James Taylor, tha: “Leaf është një automjet elektrik pionier që ka inkurajuar mijëra njerëz të kalojnë në motorët elektrikë – dhe më e mira nga të gjitha, është ndërtuar këtu në Britani.”

Ky model i ri Leaf raportohet të jetë projektuar dhe përshtatur me përsosmëri për nevojat e klientëve evropianë.

Projekti EV36Zero i Nissan shpreson të sjellë tre automjete elektrike në tre gigafabrika në lëvizjen e tyre drejt neutralitetit të karbonit deri në vitin 2030.

Përfshin një Nissan Micra të re plotësisht elektrike që është projektuar në Londër, e cila do të dalë në shitje më vonë këtë vit.

Një makinë më e vogël për qytet do të lançohet gjithashtu në vitin 2026.

Megjithatë, gjatë vitit të kaluar, Nissan ka raportuar humbje të konsiderueshme dhe ka njoftuar plane për të mbyllur fabrikat e prodhimit dhe për të shkurtuar mijëra vende pune.

Ata konfirmuan muajin e kaluar se do të mbyllin pothuajse gjysmën e fabrikave të tyre në dy vitet e ardhshme.

Për më tepër, fuqia punëtore pritet të reduktohet me një total prej 20,000 punonjësish midis viteve 2024 dhe 2027.

Këto ndryshime do të rezultojnë në faktin që Nissan do të ketë vetëm dhjetë fabrika në të gjithë botën nga 17.

Nissan dhe rivalët e tjerë japonezë kanë qenë të ngadaltë në zhvillimin e modeleve elektrike të automjeteve të tyre. /AutoPortali

TË FUNDIT