Hanoi do të mbyllë kafet në ‘rrugën e trenit’
H

Hanoi do të mbyllë kafet në ‘rrugën e trenit’

Në lagjen e vjetër të Hanoit në Vietnam, autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e kafeneve përgjatë “Train Street” – rrugës së famshme ku trenat kalojnë shumë afër banesave.

Vendimi erdhi pas shqetësimeve për mbingarkesën nga turistët dhe rrezikun për sigurinë, sidomos pasi një tren u detyrua të devijojë për shkak të turmave në shina. Kafenetë duhet të mbyllen deri më 12 tetor.

Zyrtarët theksojnë se edhe pse vendi është tërheqës për turistët, ai shkel disa rregullore lokale.

Autoritetet kanë theksuar se rreziku për jetën e njerëzve është arsyeja kryesore për mbylljen e kafeneve. Kulmi i shqetësimeve u arrit më 6 tetor, kur një tren që kalonte përmes Hanoit u detyrua të devijonte rrugën për shkak të numrit të madh të turistëve nëpër shina, të ndërtuara që në vitin 1902 nga francezët.

Zëvendëskryetari i Administratës Kombëtare të Turizmit në Vietnam, Ha Van Sieu, deklaroi se edhe pse këto kafene tërheqin turistë, ato në fakt shkelin disa rregullore – pa specifikuar cilat – dhe se kjo rrugë ka qenë problem prej kohësh.

Në vitin 2018, autori Dave Fox, banor i kahmotshëm i Hanoit, tha për CNN Travel se “mbingarkesa turistike” është një term i ri për një problem të vjetër, transmeton AutoPortali.

Ai e ka parë vetë se si “Train Street” u shndërrua nga një atraksion interesant në një shqetësim për sigurinë.

Ai theksoi se udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për perceptimin që krijojnë.

Edhe pse qeveria mund të mbyllë kafe, është e vështirë të ndalohet plotësisht një rrugë publike, siç është kjo e Honait. Menaxhimi i turmave dhe sjelljeve të padisiplinuara mbetet sfidë. /AutoPortali

TË FUNDIT