Deputetët nga partitë kryesore të Zvicrës, që përfaqësojnë kantonet Ticino dhe Uri, kanë paraqitur një mocion parlamentar për të vendosur taksa mbi automjetet e huaja që kalojnë në tranzit nëpër territorin zviceran pa ndaluar për ndonjë qëllim të rëndësishëm, transmeton AutoPortali.
Sipas propozimit, taksat do të ndryshojnë në varësi të dendësisë së trafikut, orës së ditës dhe ditës së javës, duke u rritur gjatë periudhave të pikut si para Pashkëve apo në fillim të sezonit të festave, shkruan The Local
Deputetët argumentojnë se qëllimi kryesor është të shpërndahet më mirë trafiku dhe të zvogëlohen bllokimet në rrugë, duke menaxhuar në mënyrë më efikase një nga korridoret më të rëndësishëm të transportit në Evropë. /AutoPortali/




