Rekord udhëtimesh për 4 korrikun në ShBA: Mbi 72 milionë amerikanë në lëvizje
R

Rekord udhëtimesh për 4 korrikun në ShBA: Mbi 72 milionë amerikanë në lëvizje

Sezoni i pushimeve të Pavarësisë në ShBA këtë vit pritet të thyejë çdo rekord. Sipas AAA (American Automobile Association), mbi 72.2 milionë amerikanë do të udhëtojnë të paktën 80 kilometra larg shtëpisë gjatë periudhës 28 qershor – 6 korrik 2025.

Kjo përfaqëson një rritje prej 1.7 milionë udhëtarësh krahasuar me vitin e kaluar dhe plot 7 milionë më shumë se në vitin 2019, transmeton AutoPortali.

Udhëtimet me makinë dominojnë

FtnNews shkruan, se nga të gjithë udhëtarët, rreth 61.6 milionë do të zgjedhin rrugët tokësore, duke shënuar volumin më të madh të udhëtimeve me makinë ndonjëherë për këtë festë. AAA paralajmëron për trafik të dendur, sidomos më 2 korrik dhe 6 korrik, me kulmin në orët e pasdites.

Shoferët këshillohen të kontrollojnë mjetet, të marrin pajisje emergjente dhe të nisen herët për të shmangur bllokimet.

Çmimet e karburantit, ende të qëndrueshme

Pavarësisht tensioneve ndërkombëtare dhe shqetësimeve për sezonin e uraganeve në Atlantik, çmimet e naftës dhe benzinës mbeten më të ulëta se në vitet e fundit.

Rritje edhe për qiratë e makinave dhe fluturimet

Data më e ngarkuar për marrjen me qira të makinave është 3 korriku, me destinacione të preferuara si Orlando, Denver, Boston dhe Seattle. Automjetet më të kërkuara janë SUV-të dhe sedanët mesatarë.

Ndërkohë, mbi 5.8 milionë persona pritet të fluturojnë, duke vendosur një rekord të ri për këtë periudhë. Biletat mesatare për udhëtime brenda vendit kapin shifrën prej 810 dollarësh për një biletë vajtje-ardhje.

Destinacionet më të kërkuara

Brenda SHBA-së, më të frekuentuarat do të jenë qytetet bregdetare dhe portet e kroçerave, ndërsa jashtë vendit, Kanadaja dhe qytetet kryesore evropiane kryesojnë listën.

Këshilla për udhëtarët

Për të shmangur trafikun, këshillohet nisja në mëngjes dhe kontrollimi i raportimeve lokale të trafikut. Linjat hekurudhore, autobusët dhe kroçerat po përjetojnë gjithashtu rritje të kërkesës, me një rritje prej 7.4% krahasuar me 2024.

Sezoni i 4 Korrikut 2025 po rezulton si më i ngarkuari në historinë e udhëtimeve amerikane, ndaj ekspertët këshillojnë planifikim të hershëm dhe fleksibilitet në oraret e udhëtimit. /AutoPortali

TË FUNDIT