Shefi i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka hedhur poshtë çdo mundësi për një transferim të Granit Xhakës te Milani, transmeton AutoPortali
Në një deklaratë për faqen gjermane “Kicker”, ai u shpreh prerë se Xhaka do të qendrojë tek skuadra e tij
“Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë negociata me Milanin për Granitin. Asnjë ofertë s’është bërë, dhe ai mbetet një lojtar kyç për ne” – ka thënë Rolfes.
Milani kishte shprehur interes për mesfushorin e Zvicrës, dhe drejtori sportiv Igli Tare kishte konfirmuar se Xhaka ndodhej në listën e dëshirave për merkaton e verës.
Edhe pse mediat raportuan se lojtari ishte i hapur për kalimin në Serie A dhe i gatshëm për marrëveshje personale, Leverkusen e ka mbyllur çdo mundësi, duke i dhënë fund spekulimeve./AutoPortali/



