Shqipëria promovon turizmin me aplikacionin e ri TEA
S

Shqipëria promovon turizmin me aplikacionin e ri TEA

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar përmes një postimi në Facebook aplikacionin më të ri turistik të Shqipërisë, të quajtur TEA.

Ky udhërrëfyes digjital 360 gradë synon të ofrojë informacione të detajuara për bukuritë natyrore dhe kulturore të vendit.

“Udhëtimi juaj në Shqipëri nis me TEA-n”, shkruan Rama, duke theksuar se stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit do të jetë i pranishëm në çdo pikë hyrëse të Shqipërisë për të prezantuar destinacionet më tërheqëse, nga plazhet mahnitëse e deri te qytetet historike dhe malet piktoreske, transmeton AutoPortali.

Aplikacioni është i disponueshëm për shkarkim dhe synon të bëhet shoqëruesi kryesor për çdo vizitor që zgjedh Shqipërinë si destinacion turistik.

TË FUNDIT