Qyteti kolumbian Medellín është shpallur si destinacioni më i mirë në botë për hapësira të gjelbra dhe qasje në natyrë. Në një anketë globale me 18,500 banorë nga 67 qytete, 92 për qind e banorëve të Medellín-it e vlerësuan pozitivisht gjelbërimin dhe aksesin në natyrë, transmeton AutoPortali.
I njohur si “Qyteti i pranverës së përjetshme”, Medellín ka investuar prej vitesh në projekte si korridoret e gjelbra, të cilat kanë ulur temperaturat mesatare të qytetit me 2 gradë celsius.
Po ashtu, lumi që kalon nëpër qytet është rrethuar me parqe dhe hapësira të mbuluara me mijëra pemë.
Në vendin e dytë shkruan The Time, u rendit Bostoni, ku 88 për qind e banorëve vlerësuan hapësirat e gjelbra si “të mira” ose “të mrekullueshme”.
Boston Common, parku më i vizituar dhe më i vjetër në SHBA, mbetet një prej atraksioneve kryesore të qytetit.
Në podium u ngjit edhe Sidney, i cili përveç parqeve dhe plazheve të shumta, ofron edhe afërsinë me Parkun Kombëtar të Maleve Blu – një zonë e njohur për ecje dhe aktivitete natyrore.
Lista e 20 qyteteve më të mira në botë për hapësira të gjelbra dhe natyrë përfshin gjithashtu Londrën, Austin, Edinburgun, Melburnin, Denverin, Abu Dhabin, Cape Town-in, Chicagon, San Franciscon, Stokholmin, Montrealin, Mynihun, Mumbain, Pekin, Zyrihun, Ottawën dhe Brisbanen.
Ky vlerësim është pjesë e listës vjetore të përpiluar nga Time Out, bazuar në opinionet e banorëve për përvojën e jetesës urbane, përfshirë edhe kriteret si ecja në këmbë dhe transporti publik. /AutoPortali/



