Në vitin 2025, Roma do të përjetojë Vitin Jubilar të Vatikanit, ngjarje që ndodh vetëm katër herë në shekull. Ky vit i shenjtë është mundësi për katolikët të forcojnë besimin dhe të marrin falje shpirtërore, duke vizituar bazilikat kryesore të qytetit, përfshirë Shën Pjetrit.
Tema e këtij Jubileu është “Udhëtarët e Shpresës” në një botë të trazuar nga konflikte dhe kriza klimatike.
Sipas LonelyPlanet, rreth 32 milion pelegrinë pritet të vijnë në Romë, e cila në 2023 pati mbi 37 milion vizitorë, duke e bërë qytetin jashtëzakonisht të ngarkuar. Kjo do të ndikojë edhe në destinacionet e tjera kryesore në Itali si Firence, Venecia dhe Amalfia.
Vizitorët duhet të zgjedhin mes atmosferës së veçantë të Vitit Jubilar dhe turmave të mëdha. Është e këshillueshme rezervimi paraprak për Muzeumet e Vatikanit dhe përdorimi i biletave “skip the line” për monumentet kryesore. Megjithatë, Roma ofron shumë muze dhe kishë të pakta turistike që janë më të qeta.
Viti Jubilar sjell një atmosferë unike dhe shumë evente të veçanta, duke përfshirë hapjen e dyerve të shenjta dhe akses në zona që zakonisht nuk janë të hapura për publikun, transmeton AutoPortali.
Përveç Romës, edhe qytetet e tjera italiane dhe vende të tjera evropiane me histori të pasur fetare do të kenë rritje vizitorësh. Ata që dëshirojnë të shmangin turmat mund të zgjedhin destinacione më pak të ngarkuara ose vende alternative si Spanja dhe Greqia.
Këshillohet të shmangen muajt e verës dhe periudhat me festime fetare për të pasur një vizitë më të rehatshme. Komforti dhe respekti ndaj rregullave të veshjes në kishë janë të rëndësishme gjatë qëndrimit.
Me planifikim të mirë, Viti Jubilar i 2025-ës do të jetë një përvojë e paharrueshme për të gjithë vizitorët në Romë. /AutoPortali



