Disa prej prodhuesve më të mëdhenj të makinave po shprehin hezitim ose po tërhiqen nga implementimi i sistemit më të avancuar të Apple, CarPlay Ultra.
Kjo teknologji e re e Apple, e prezantuar si një version i zgjeruar i CarPlay, ofron kontroll të plotë mbi ekranet e brendshme të makinës, duke përfshirë instrumentet digjitale dhe funksionet kryesore të infotainment-it. Megjithatë, për disa kompani kjo përfshirje konsiderohet ndërhyrje e tepruar në përvojën e markës dhe ndërfaqen e tyre të zhvilluar vetë, shkruan Car and Driver, transmeton AutoPortali.
Prodhues të njohur si GM (General Motors) dhe disa marka të tjera kanë deklaruar se do të kufizojnë ose ndalojnë përdorimin e CarPlay Ultra në modelet e reja, në favor të sistemeve të tyre operuese.
Ky ndryshim pasqyron konkurrencën në rritje mes prodhuesve tradicionalë të automjeteve dhe gjigantëve të teknologjisë për kontrollin e përvojës digjitale të përdoruesit në kabinë.



