Aksident i frikshëm në Kroaci: Në vetur ishin 10 të rinj
A

Aksident i frikshëm në Kroaci: Në vetur ishin 10 të rinj

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në Shipan të Dubrovnikut.

Departamenti i Policisë Dubrovnik-Neretva konfirmoi për mediat kroate se në automjetin e paregjistruar ndodheshin dhjetë persona, tetë prej të cilëve kanë pësuar lëndime, raporton KosovaPress, transmeton AutoPortali.

Aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme kur automjeti doli nga rruga, goditi një mur dhe u përmbys.

Shoferi i automjetit ishte nën ndikimin e alkoolit dhe kundër tij po ngrihen akuza penale për aksident trafiku.

Katër persona pësuan lëndime të rënda, jo kërcënuese për jetën, katër persona u lënduan lehtë, ndërsa dy të tjerë kaluan fatmirësisht pa lëndime.

Midis pasagjerëve në automjet ka pasur edhe të mitur. Të gjithë personat e përfshirë në aksident janë nga zona e Dubrovnikut.

TË FUNDIT