Aksident në Shqipëri: Golfi përplas këmbësoren dhe goditet më pas nga Audi
A

Aksident në Shqipëri: Golfi përplas këmbësoren dhe goditet më pas nga Audi

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku një automjet i markës Golf ka goditur një këmbësore që po kalonte vijat e bardha. Pas përplasjes, automjeti Golf u godit edhe nga një tjetër mjet tip Audi.

Këmbësorja, një grua e moshuar rreth 65 vjeçe, mbeti e dëmtuar me plagë në trup dhe në gjymtyrë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Tiranatoday, transmeton AutoPortali.

Kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës.

Aktualisht, gruaja po merr ndihmë mjekësore dhe do të transportohet në spitalin e Vlorës për trajtim të mëtejshëm.

TË FUNDIT