Stellantis përballë mbylljes së fabrikave për shkak të vendimeve politike
S

Stellantis përballë mbylljes së fabrikave për shkak të vendimeve politike

Më herët këtë vit, Parlamenti Europian votoi për t’u dhënë kompanive të makinave më shumë kohë për t’u përmbajtur rregulloreve të reja të emetimeve që hyjnë në fuqi në vitin 2025. Në vend që të përmbushin objektivin e ri të vendosur prej 93.6 g/km për të gjithë flotën (emetimet mesatare të të gjitha automjeteve të shitura) këtë vit, prodhuesit e makinave tani do të duhet ta arrijnë këtë shifër mesatarisht gjatë tre viteve të ardhshme, nga viti 2025 deri në vitin 2027. Pavarësisht zgjatjes dyvjeçare, Stellantis mbetet e pakënaqur. Shefi europian i kompanisë, Jean-Philippe Imparato, pretendon se konglomerati i makinave rrezikon të paguajë deri në 2.5 miliardë euro gjoba për tejkalimin e kufijve të emetimeve. Nëse legjislacioni nuk ndryshon së shpejti, Stellantis mund të detyrohet të paguajë gjobën në dy deri në tre vitet e ardhshme, transmeton AutoPortali.

Duke supozuar se legjislacioni mbetet i pandryshuar, Automotive News Europe citon Imparat të ketë thënë se ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të marrë vendime të vështira për të shmangur gjobat e emetimeve:

– Ose do të nxis fort për automjetet elektrike, ose do të detyrohem të ‘mbyll’ automjetet me motor me djegie të brendshme (ICE). Dhe kjo është arsyeja pse po i mbyll fabrikat, shkruan revijahak.

Rregulloret do të bëhen edhe më të rrepta nga viti 2030, kur objektivat e emetimeve për flotën do të reduktohen më tej, nga 93.6 g/km që është aktualisht në 49.5 g/km. Vetëm pesë vjet më vonë, prodhuesit e makinave që operojnë në Evropë do të duhet të arrijnë 0 g/km, që do të thotë ndalim i shitjes së automjeteve të reja me motorë me djegie të brendshme. Automjetet me motorë me djegie të brendshme që funksionojnë me lëndë djegëse sintetike do të lejohen, por ky do të jetë një opsion më elitist për pronarët e supermakinave të shtrenjta./AutoPortali/

TË FUNDIT