Lamborghini ka ndezur pritshmëritë e entuziastëve të automobilizmit me një njoftim ekskluziv për lansimin e modelit të ri special.
Prodhuesi i njohur italian konfirmoi se makina e re do të zbulohet zyrtarisht më 8 gusht gjatë Javës së Veturave në Monterey, një nga eventet më të mëdha dhe më prestigjioze në botën e makinave luksoze, transmeton AutoPortali.
Ky model pritet të sjellë inovacione të jashtëzakonshme në dizajn dhe performancë, duke forcuar pozicionin e Lamborghini si lider në segmentin e supermakinave. Të gjithë sytë janë drejtuar nga Monterey, ku Lamborghini do të bëjë një nga prezantimet më të pritura të vitit.



