Për të gjithë ata që duan ta vizitojnë Kaliforninë, këto janë rrugët e Kalifornisë.
#1 Autostrada e Bregut të Paqësorit
Kjo pjesë e rrugës e cila ndodhet paralel me bregdetin, është pothuajse sa e gjithë rruga nga San Diego në Oregon. Është një nga rrugët më të bukurat në të gjithë botën dhe është portretizuar në qindra filma dhe këngë. Ja vlen ta përshkoni të paktën një herë!

#2 Tioga Pass (Rruga Shtetërore 120)
Kjo rrugë është e famshme për shkak se njihet si një hyrje në Parkun Kombëtar Yosemite, të njohur botërisht. Edhe nëse nuk ndaloninë Luginën Yosemite, kjo rrugë është një destinacion më vete. Ju mund të shihni majat e larta e të thepisura dhe liqenet në livadhet e bukura të gjitha pa qenë nevoja të dilni nga makina. Madje do keni mundësinë të kaloni në Tioga Pass, i cili është kalimi më i lartë i autostradës në Kaliforni me 9.943 metra lartësi.

#3 Autostrada 395
Kjo autostradë arrin në Victorville deri në Liqenin Topaz dhe përgjatë rrugës, ajo përshkon një peizazh të bukur që ja vlen për tu parë. Ju mund të shihni malin më të lartë në Shtetet e Bashkuara Kontinentale nga kjo rrugë, si dhe qytete fantazmë dhe liqenet përpara Liqenit të Topazit.
#4 Rruga 66
Jo të gjithë e dinë që Rruga 66 në të vërtetë përfundon në Pier Santa Monica, afër Los Angeles në zemër të Kalifornisë Jugore, por para se të përfundojë ajo përshkon pjesën më të madhe të gjysmës së poshtme të shtetit me shumë ndalesa historike dhe unike.

#5 El Camino Real
Nëse jeni të interesuar për një udhëtim të mahnitshëm, atëherë merrni parasysh të eksploroni El Camino Real në Kaliforni. Ky është një udhëtim i shkëlqyeshëm rrugor për të mësuar më shumë rreth historisë unike që gjendet në të gjithë shtetin.

#6 Highway 101 (101 Freeway)
Kjo autostradë automobilistike do t’iu çojë nëpër Hollywood dhe Los Angeles. Ndërkohë që vetë Los Angeles ofron shumë gjëra për të parë, ky udhëtim bëhet akoma më i bukur kur rruga takohet me autostradën në Bregun e Paqësorit përmes Ventura dhe Sants Barbara.

#7 Autostrada 99
Autostrada 99 ka shumë ndalesa dheështë alternativë e mirë nëse jeni në humor për një udhëtim më të ngadaltë dhe të qetë.



