Bentley po përgatit lançimin e modelit të ri Continental GT Supersports, një version super i fuqishëm me 641 kuaj fuqi, që pritet të sjellë performancë të jashtëzakonshme dhe dizajn ekskluziv. Ky model vjen si pjesë e përpjekjeve të markës britanike për të ofruar makina luksoze me shpejtësi dhe teknologji të avancuar.
Sipas burimeve, Continental GT Supersports do të ketë një motor të fuqishëm W12, i përmirësuar për të arritur këtë nivel të jashtëzakonshëm fuqie, ndërsa gjithashtu do të ketë përmirësime në aerodinamikë dhe sistemin e pezullimit për një përvojë më të mirë të drejtimit, transmeton AutoPortali.
![]()
Bentley synon që me këtë model të konkurojë në segmentin e makinave sportive luksoze me performancë të lartë, duke kombinuar komoditetin e një grand tourer-i me emocionin e një makine sporti, shkruan AutoCar.
![]()
Lançimi zyrtar pritet të ndodhë brenda vitit 2025, duke i dhënë klientëve një opsion ekskluziv me fuqi dhe stil të lartë.



