Udhëtimet me qenin tuaj mund të jenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe e paharrueshme, që forcon lidhjen mes jush dhe shokut tuaj të besueshëm. Por për të qenë të sigurt se pushimet do të jenë të këndshme për të dy, zgjedhja e destinacionit të përshtatshëm është thelbësore. Në këtë artikull, do të zbulojmë 9 vende fantastike ku mund të shëtisni qenin tuaj, të eksploroni natyrën dhe të krijoni kujtime të bukura së bashku. Përgatituni për aventura të reja dhe momente të veçanta me mikun tuaj me katër këmbë, transmeton AutoPortali.
1 River Walk, San Antonio
Siç quhet ndryshe, Paseo del Rio është një shëtitore e stilit europian e renditur si një nga destinacionet e preferuara të vendasve. Nëse qeni juaj nuk ka frikë nga turmat, do të shihni se ky vend përbën një ambient fantastik dhe miqësor për të!

2 Parqu Historik Kombëtar dhe Shtetëror i LBJ, Stonewall
Që në kohën e Presidentit Lyndon Baines Johnson, ky park ka qenë gjithmonë mikpritës ndaj qenve. Shijoni peizazhet e këndshme ose organizoni piknikë në natyrën e bukur të vendit.

3 The Exotic Resort Zoo, Johnson City
Ky park privat ju lejon të merrni miqtë tuaj me katër putra në bordin e kamionëve safari për të parë 80 lloje të ndryshme kafshësh si deve, buall, dre etj. Ju mund ta shijoni udhëtimin tuaj akoma më shumë, nëse qëndroni në një nga kabinat e përshtatshme edhe për qen.

4 Southern Star Brewing Company, Conroe
Jeni të mirëpritur të shtunave të vizitoni fabrikën e birrës dhe të realizoni një tur interesant rreth saj. Pjesa më e bukur është që mund të merrni me vete qnin tuaj!

5 Muzeu i Zjarrit në Teksas, Beaumont
Nëse shkoni në Texas, mos harroni të merrni kamerën për të filmuar atë që dikur ishte hidranti i zjarrit më i madh në botë, përkatësisht 24 metra! Qentë zakonisht lejohen edhe brenda muzeut.

6 BayWatch Dolphin Tours, Galveston
Një lundrim falas për qenin tuaj! Kjo është e mundur në Galveston, në turin 45 minutësh i cili zhvillohet për të parë delfinët se si notojnë e luajnë në habitatin e tyre.

7 Elgin Christmas Tree Farm, Elgin
Ferma miqësore Elgin Tree Farm, e pranueshme edhe për qentë, zhvillon evente të veçanta gjatë gjithë vitit dhe përbën një aktivitet interesant për një ditë ndryshe.

8 Akuariumi në Rockport Harbour, Rockport
Akuariumi do t’iu njohë me jetën detare të zonës, e cila përmban specie nga më të ndryshmet. Ky vend përbën një destinacion perfekt turizmi për ju dhe sigurisht, qenin tuaj.

9 Kanioni Lodge i Shqiponjave dhe Parkut të Natyrës, Burnet
Ndodhet në brigjet e Liqenit Buchanan, një destinacion që padyshim është ëndrra e çdo personi që e dashuron natyrën. Karakterizohet nga pyjet e gjelbra magjepsëse, nga ku mund të vëzhgoni fluturat shumëngjyrëshe, të peshkoni si dhe të bëni shumë aktivitete të tjera argëtuese.



