Drita me fitore minimale në ndeshjen e parë të Champions League
D

Drita me fitore minimale në ndeshjen e parë të Champions League

Drita ka shënuar një fitore me rezultat 1-0 ndaj Differdange në ndeshjen e parë kualifikuese për Champions League, e  cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra gjilanase dominoi pjesën e parë duke krijuar disa raste, por pa arritur të i finalizoj ato, shkruan AutoPortali.

Me nisjen e pjesës së dytë, Drita shtoi presionin dhe shpërblimi erdhi në minutën e 74-të, Arb Manaj shënoi golin e vetëm të ndeshjes pas një asistimi nga Salifu Ibrahim.

Kjo fitore i jep përparësi Dritës para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme. /AutoPortali

TË FUNDIT