“Plazhi i Lirë”, sekuestrohen 120 çadra e shezlongë në Shkëmbin e Kavajës
"

“Plazhi i Lirë”, sekuestrohen 120 çadra e shezlongë në Shkëmbin e Kavajës

Policia Shqiptare kanë vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në bregdet, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i Lirë”. Gjatë kontrolleve të fundit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, forcat e Stacionit të Policisë Plazh kanë konstatuar dhe sekuestruar 120 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësira publike, shkruan AutoPortali.

Sipas burimeve zyrtare, këto pajisje ishin vendosur pa lejen përkatëse nga një shtetase, e identifikuar si A. Sh., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndaj saj ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për pushtim të paligjshëm të hapësirave publike.

Policia deklaron se kontrollet në vijën bregdetare do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror, me qëllim garantimin e përdorimit të hapësirave publike nga qytetarët dhe pushuesit, si dhe monitorimin e ligjshmërisë në aktivitetet e zhvilluara nga subjektet përgjatë plazheve.

TË FUNDIT