Kolona të gjata automjetesh janë regjistruar që në orët e para të mëngjesit në rrugën Pejë–Prishtinë, konkretisht në segmentin nga ‘Kroni i Mbretit’ deri në Sllatinë.

Shkak i kësaj situate është bërë një zonë ku është prerë asfalti për të kryer punime, të cilat po zhvillohen nga kompania e kontraktuar për mirëmbajtje dhe rregullim të rrugës.

Shoferët po përballen me pritje të gjata, ndërsa kolona në disa pjesë ka arritur deri në disa kilometra, përcjell IndeksOnline.
Nuk dihet nëse këto punime do të përfundojnë sot apo do të zgjatin edhe ditëve në vijim.



