Temperaturat e larta i drejtojnë turistët drejt Syrit të Kaltër në Sarandë
T

Temperaturat e larta i drejtojnë turistët drejt Syrit të Kaltër në Sarandë

Syri i kaltër” në Sarandë, i cilësuar si parajsa natyrore në zemër të Shqipërisë, vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh, sidomos gjatë sezonit veror.

Ai ndodhet pranë fshatit Muzinë, pranë rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga momentet që turistët kalojnë në këtë pikë turistike.

“Me freskinë që ofron Syri i Kaltër në Sarandë”, shkruan Rama.

Turistët ndalen në këtë pikë turistike, fotografojnë, shijojnë ujin e burimeve që rrjedhin, si dhe gatimet në dy lokalet turistike që ndodhen në park. Nuk mungojnë edhe të rinjtë guximtarë që hidhen në ujin e ftohtë të burimit për t’u larë.

Syri i kaltër” është burimi më i madh dhe më i bukur i Shqipërisë, që gëzon statusin Monument Natyre. Thellësia e tij arrin deri në 45 metra. Ai është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla, i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.”

Ai është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të Parkut Natyror, me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër që mban brenda parkut.

TË FUNDIT