Beteja më e nxehtë këtë verë po ndodh mes veturave Rimac dhe Koenigsegg. Rimac sapo ka shkundur botën e hipermakinave duke thyer 24 rekorde të përshpejtimit dhe frenimit, duke përfshirë edhe rekordin famëkeq 0-400-0 km/h në 25.79 sekonda, plot 2.04 sekonda më shpejt se Koenigsegg Jesko Absolut.
Nevera R përmirësoi çdo statistikë të mëparshme, me një shpërthim të jashtëzakonshëm si:
0-60 km/h në 1.66 sekonda,
0-100 km/h në 2.96 sekonda,
0-200 km/h në 9.25 sekonda,
dhe një çerek milje në 7.9 sekonda.
Shpejtësia maksimale? 431.45 km/h.
Përmirësimet për Nevera R përfshijnë 2,078 kuaj fuqi, një paketë aerodinamike më agresive, goma Michelin Cup 2 dhe sistem të avancuar të kontrollit të çift rrotullues.
“Thyerja e rekordeve është në ADN-në tonë,” tha drejtuesi i kompanisë, Mate Rimac. Dhe me Goodwood Festival këtë fundjavë, duket se Nevera R ka në shënjestër edhe më shumë rekorde, shkruan TopGear, transmeton AutoPortali.



