Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Drenovë të Mallakastrës në Shqipëri.
Ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë duke u përpjekur të mbajnë nën kontroll flakët deri në mbërritjen e helikopterit, flakët janë shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të favorizuara edhe nga era e fortë, raporton A2cnn.
Zjarri vijon të jetë aktiv që nga orët e para të mëngjesit të sotëm pas riaktivizimit, përcjell AutoPortali.
Flakët aktualisht po përhapen në masivin pyjor me pisha, ndërsa në orët e paradites u dogjën edhe ullishte.



