7 lloje aksidentesh që ndodhin çdo ditë në rrugë
7

7 lloje aksidentesh që ndodhin çdo ditë në rrugë

Aksidentet ndodhin, por shumë prej tyre mund të shmangen. Dëmtimet materiale, lëndimet trupore dhe rritja e primit të sigurimit janë pasoja të zakonshme.

Ja 7 skenarët më të shpeshtë të aksidenteve dhe çka mund të bëni për t’i shmangur:

Përplasjet nga mbrapa – Mbani distancë të sigurt, veçanërisht në mot të keq. Shmangni shpërqendrimet dhe frenimet e papritura. Mos vozitni të lodhur apo nën ndikim të alkoolit apo ndonjë substance.

Dëmtimi i veturës së parkuar – Mos parkoni në zona me qarkullim të dendur. Qëndroni në qendër të vendit të parkimit dhe, nëse mundeni, përdorni garazh. Shmangni parkimin në kthesa apo afër kryqëzimeve, shkruan Travelers.

Aksidentet me një veturë – Shmangni shpejtësinë në mot të lig. Kujdesuni për pengesa në rrugë dhe mbani gjithmonë fokusin. Statistikat tregojnë se rreth 1/3 e fataliteteve ndodhin nga tejkalimi i shpejtësisë.

Dëmtimi i xhamit të përparmë – Shmangni të vozitni pas kamionëve apo borëpastrueseve që hedhin kripë. Distanca e duhur nga mjeti përpara është kyç për të shmangur gurët që hidhen, transmeton AutoPortali.

Përplasjet në kryqëzime – Drejtoni me kujdes mbrojtës. Mos u nisni menjëherë kur ndizet drita jeshile. Kujdes me shoferët që përpiqen të kalojnë në dritë të verdhë.

Vjedhja e veturës së parkuar – Mos lini sende me vlerë të ekspozuara. Parkoni vetëm në vende të ndriçuara mirë. Shumë thyerje raportohen kur makina është e ekspozuar dhe sendet duken lehtësisht.

Përplasjet gjatë kthimit mbrapa – Kur është e mundur, shmangni kthimin mbrapa. Përdorni kamera nëse makina juaj e ka, përndryshe – përdorni pasqyrat, dilni për të vëzhguar dhe lëvizni ngadalë.

TË FUNDIT