Kroçera “Nautica” me 676 turistë në Durrës – Rama: Shqipëria, mikpritje që nuk harrohet
K

Kroçera “Nautica” me 676 turistë në Durrës – Rama: Shqipëria, mikpritje që nuk harrohet

Porti i Durrësit edhe këtë sezon turistik është kthyer në ndalesën e kroçerave me turistë të huaj, të cilët ndalojnë për të vizituar qytetin bregdetar por jo vetëm.

Gjatë fundjavës që lamë pas në kalatën nr. 5 në portin e Durrësit u ankorua anija luksoze “Nautica”, duke sjellë në bregdetin tonë 676 vizitorë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga mbërritja e turistëve në port, të cilët më pas vizituan  Durrësin dhe zonat përreth.

“676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës janë ndalur këtë fundjavë në Portin e Durrësit me anijen kroçerë “Nautica”, ndërsa kanë eksploruar sitet historike të qytetit bregdetar dhe bukuritë e zonave përreth, duke përjetuar edhe mikpritjen e pashoqe shqiptare”, shkruan Rama.

Anija “Nautica”, me gjatësi 182 m dhe kapacitet për 684 udhëtarë, lundroi nën flamurin e ishujve Marshall dhe është pjesë e flotës prestigjioze të Oceania Cruises, shkruan ATSH.

Gjatë ndalesës në Durrës, turistët eksploruan sitet historike të qytetit dhe bukuritë e zonave përreth, duke përjetuar mikpritjen shqiptare dhe ofertat autentike që ofron destinacioni ynë bregdetar.

TË FUNDIT