Ndriçohen vendkalimet e këmbësorëve në Fushë Kosovë
N

Ndriçohen vendkalimet e këmbësorëve në Fushë Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës po avancon në sigurimin e infrastrukturës rrugore me realizimin e një projekti të ri për shenjëzimin dhe ndriçimin e vendkalimeve për këmbësorë në qytet. Ky projekt synon të rrisë sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, duke u fokusuar në vendkalimet më të frekuentuara dhe kritike.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis ka nisur vendosjen e shenjave të qarta dhe ndriçimin e zonave ku kalojnë këmbësorët, duke krijuar kushte më të sigurta dhe të dukshme gjatë gjithë ditës dhe natës. Ky investim vjen si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve për rrugë më të sigurta dhe për uljen e aksidenteve në trafik, shkruan AutoPortali.

Banorët kanë mirëpritur këtë iniciativë, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të kushteve për këmbësorët dhe uljen e rrezikut në trafik.

TË FUNDIT