Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar se do të rikthejë grantet për makinat e reja elektrike, duke ofruar zbritje deri në 3750 paund.
Granti i ri për Makinat Elektrike, i mbështetur nga një financim qeveritar prej 650 milionë paundësh, do të zbatohet për disa automjete të reja elektrike që kushtojnë 37,000 paund ose më pak, transmeton AutoPortali.
Një zëdhënës i Departamentit të Transportit (DfT) i tha Autocar se zbritjet mund të aplikohen për automjetet e reja elektrike që nga e mërkura (16 korrik).
Kjo vjen tre vjet pasi qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Konservatorët anuloi Grantin për Makina Plug-in (PiCG), i cili ofronte një zbritje fikse prej 1500 £ nga çmimet e listuara për automjetet elektrike me çmim nën 32,000 £.
Që atëherë, kërkesa për automjete të reja elektrike ka rënë nën rritjen që ishte parashikuar në atë kohë – dhe pjesa më e madhe e industrisë së makinave kohët e fundit ka bërë thirrje për mbështetje për të stimuluar tregun, veçanërisht për blerësit privatë.



