Superkamera të reja që shohin gjithçka në trafik
S

Superkamera të reja që shohin gjithçka në trafik

Ato duken si kamera shpejtësie të zakonshme, por janë shumë më tepër se kaq. Ato nuk regjistrojnë vetëm shoferët që tejkalojnë shpejtësinë, por mund të shohin edhe nëse po përdorni telefonin gjatë drejtimit të makinës, nëse nuk e vendosni rripin e sigurimit, nëse po drejtoni me fëmijë, apo nëse nuk e mbani timonin siç duhet.

Gjatë një periudhe prove, një lloj i ri kamere u instalua në Mbretërinë e Bashkuar në zonën e Humberside. Vetëm në dy javë, 849 shoferë u kapën për shkelje të trafikut. Një total prej 533 personash u kapën duke mos vendosur rripin e sigurimit, përfshirë dy fëmijë nën 14 vjeç të cilët ishin ulur pa rrip sigurimi në sediljen e përparme, raporton Express, transmeton AutoPortali.

301 shoferë të tjerë u kapën duke përdorur telefonat e tyre celularë dhe 13 u konsideruan se nuk po drejtonin fare (çfarëdo që të thotë kjo, fotografia më poshtë mund të ndihmojë).

Kamera Jenoptik VECTOR-SR e përdorur është një nga zgjidhjet më të përparuara të mbikëqyrjes në rrugët britanike. Ajo funksionon me analizë video në korsi të shumëfishta njëkohësisht. Mund të monitorojë trafikun në të dy drejtimet dhe të regjistrojë atë që po ndodh brenda makinës. Kamerat kombinojnë radarin 4D, videon me definicion të lartë dhe inteligjencën artificiale që identifikon shkeljet dhe i krahason ato me një katalog gjobash dhe pronarin e automjetit. Kjo do të thotë që shkelja lidhet automatikisht me pronarin e automjetit. Sistemi zbulon gjithashtu, për shembull, kalimin e semaforit të kuq… E shkëlqyer për sigurinë rrugore, e keqe për financat e shoferit.

Zbatimi i kamerës së re të shpejtësisë me dy drejtime Jenoptik VECTOR-SR është tashmë në proces në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pas një serie provash të suksesshme në rajone duke përfshirë Greater Manchester, Devon, Cornwall dhe Uells.

TË FUNDIT