Nga A1 në A999: Çfarë domethënie kanë shkronjat dhe numrat në autostradat gjermane?!
N

Nga A1 në A999: Çfarë domethënie kanë shkronjat dhe numrat në autostradat gjermane?!

Në Gjermani, më shumë se 12 mijë kilometra rrugë përshkohen nga Autobanët, të mjaftueshme për të shkuar nga ai vend në Australi. Por, si shënohen autostradat gjermane, sepse përveç 1, 2,… 37,… ka edhe nga ato që shkojnë përtej qindrave, kështu që kemi, për shembull, autostradën 357.

Autostradat federale gjermane janë thjesht të numëruara. Që nga mesi i viteve 1970, për autostradat ka qenë në fuqi një sistem numërimi. Autostradat me një numër njëshifror (p.sh. 1) janë me rëndësi kombëtare ose ndërkombëtare. Autostradat me një numër dyshifror (p.sh. 20) zakonisht janë me rëndësi më të lartë kombëtare. Autostradat me tre shifra (p.sh. 999) janë me rëndësi rajonale ose urbane, shpesh si degë ose anashkalime. Zakonisht, autostradat me numër çift shkojnë nga lindja në perëndim, dhe autostradat me numër tek shkojnë nga veriu në jug, shkruan Hak, transmeton AutoPortali.

Shifra e parë (1, 10 ose, për shembull, 111, ose 2, 20, 211) zakonisht zbulon vendndodhjen. Këto janë shifrat e para që zbulojnë vendndodhjen e rrugëve: 1. Berlin (numrat mund të jenë 1, 12, 123..), Dresden, Halle, Leipzig; 2. Hamburg; 3. Bielefeld, Hannover, Osnabrück; 4. Zona e Ruhr-it; 5. Këln; 6. Frankfurt mbi Main; 7. Erfurt, Nuremberg, Schweinfurt; 8. Stuttgart; 9. Mynih.

TË FUNDIT